Al-Baqarah 2:79

Compare 3 Albanian translations

فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ يَكْتُبُونَ الْكِتَابَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَٰذَا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ لِيَشْتَرُوا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۖ فَوَيْلٌ لَهُمْ مِمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌ لَهُمْ مِمَّا يَكْسِبُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.

Sherif Ahmeti

Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!

Hassan Nahi

Mjerë ata që e shkruajnë Librin me duart e tyre (duke e shtrembëruar atë) e pastaj thonë: "Kjo është prej Allahut", për të nxjerrë me këtë ndonjë fitim të parëndësishëm. Mjerë ata për atë që kanë shkruar duart e tyre dhe mjerë ata për atë që kanë fituar!

Rowwad Translation Center