(përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj miskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
Al-Baqarah 2:83
Compare 3 Albanian translations
وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا اللَّهَ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا مِنْكُمْ وَأَنْتُمْ مُعْرِضُونَ
DragHold to move · × to hide
Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Israilit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t’u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zekatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).
Kujtoni kur morëm besën tuaj, o bijtë e Israilit, se do ta adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, se do t'u thoni njerëzve fjalë të mira, do ta falni namazin dhe do ta jepni zekatin. Por, pastaj ju kthyet shpinën, përveç një pakice prej jush, duke u shmangur.