Al-Baqarah 2:87

Compare 3 Albanian translations

وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِنْ بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ ۖ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ ۗ أَفَكُلَّمَا جَاءَكُمْ رَسُولٌ بِمَا لَا تَهْوَىٰ أَنْفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًا تَقْتُلُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë. E saherë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?

Sherif Ahmeti

Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.

Hassan Nahi

Ne ia dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe pas tij çuam radhazi të dërguar. Ndërkaq, Isait, të birit të Merjemes, ia dhamë provat e qarta dhe e mbështetëm me Shpirtin e Dëlirë (Xhibrilin). Sa herë që ju vinte ndonjë i dërguar me diçka që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit mendjemëdhenj, prandaj disa i quanit gënjeshtarë e disa i vrisnit.

Rowwad Translation Center