Al-Baqarah 2:89

Compare 3 Albanian translations

وَلَمَّا جَاءَهُمْ كِتَابٌ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ مُصَدِّقٌ لِمَا مَعَهُمْ وَكَانُوا مِنْ قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُوا فَلَمَّا جَاءَهُمْ مَا عَرَفُوا كَفَرُوا بِهِ ۚ فَلَعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الْكَافِرِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur’ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t’u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i Allahut qoftë kundër mosbesimtarëve!

Sherif Ahmeti

Dhe, kur një Libër që vërtetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!

Hassan Nahi

E, kur u erdhi atyre një Libër nga Allahu (Kurani), i cili vërtetonte atë që gjendej tek ata (Teuratin dhe Inxhilin), – ndërkohë më parë ata luteshin (të vinte i Dërguari) që të fitonin kundër jobesimtarëve, – ata e mohuan atë, edhe pse u erdhi ajo që e njihnin. Prandaj, mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët!

Rowwad Translation Center