Al-Baqarah 2:93

Compare 3 Albanian translations

وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ الطُّورَ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ وَاسْمَعُوا ۖ قَالُوا سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَأُشْرِبُوا فِي قُلُوبِهِمُ الْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ ۚ قُلْ بِئْسَمَا يَأْمُرُكُمْ بِهِ إِيمَانُكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: “Dëgjuam (me vesh) e kundërshtuam”. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq”.

Sherif Ahmeti

Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” Ju thatë: “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”

Hassan Nahi

Kujtoni kur e morëm besën tuaj dhe e ngritëm mbi ju malin Tur, duke thënë: "Mbajeni fort atë që jua dhamë (Teuratin) dhe dëgjoni." Ata thanë: "Ne dëgjuam, por kundërshtojmë", ndërkohë që në zemrat e tyre ishte rrënjosur përnderimi e adhurimi i viçit, për shkak të mosbesimit. Thuaju: "Sa keq që ju urdhëruaka besimi juaj, nëse jeni besimtarë!"

Rowwad Translation Center