Ta-Ha 20:130

Compare 3 Albanian translations

فَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَا ۖ وَمِنْ آنَاءِ اللَّيْلِ فَسَبِّحْ وَأَطْرَافَ النَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرْضَىٰ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).

Sherif Ahmeti

Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.

Hassan Nahi

Pra, duro atë që thonë ata dhe lartësoje Zotin tënd me lavdërim para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij, por edhe gjatë natës dhe në skajet e ditës, me shpresë se do të jesh i kënaqur (me shpërblimin)!

Rowwad Translation Center