Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar”.
Ta-Ha 20:40
Compare 3 Albanian translations
إِذْ تَمْشِي أُخْتُكَ فَتَقُولُ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ مَنْ يَكْفُلُهُ ۖ فَرَجَعْنَاكَ إِلَىٰ أُمِّكَ كَيْ تَقَرَّ عَيْنُهَا وَلَا تَحْزَنَ ۚ وَقَتَلْتَ نَفْسًا فَنَجَّيْنَاكَ مِنَ الْغَمِّ وَفَتَنَّاكَ فُتُونًا ۚ فَلَبِثْتَ سِنِينَ فِي أَهْلِ مَدْيَنَ ثُمَّ جِئْتَ عَلَىٰ قَدَرٍ يَا مُوسَىٰ
DragHold to move · × to hide
Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t’ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
Kur motra jote po ecte (duke të përcjellë nga larg) e po thoshte: "A doni t'ju tregoj dikë që mund të përkujdeset për të?" Kështu, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej. Pastaj, ti vrave një njeri (gabimisht), por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të sprovuam me sprova të shumta. Ti qëndrove disa vjet te populli i Medjenit e më pas erdhe në një kohë të caktuar, o Musa.