Ta-Ha 20:97

Compare 3 Albanian translations

قَالَ فَاذْهَبْ فَإِنَّ لَكَ فِي الْحَيَاةِ أَنْ تَقُولَ لَا مِسَاسَ ۖ وَإِنَّ لَكَ مَوْعِدًا لَنْ تُخْلَفَهُ ۖ وَانْظُرْ إِلَىٰ إِلَٰهِكَ الَّذِي ظَلْتَ عَلَيْهِ عَاكِفًا ۖ لَنُحَرِّقَنَّهُ ثُمَّ لَنَنْسِفَنَّهُ فِي الْيَمِّ نَسْفًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”.

Sherif Ahmeti

(Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash: ‘Mos më prekni’. Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij.

Hassan Nahi

Musai tha: "Ik atëherë! Gjatë tërë jetës ty do të të duhet të thuash: "Mos më prekni!" Por, ty të është caktuar një takim (për llogaridhënie), të cilit nuk mund t'i shpëtosh. Shikoje zotin tënd, para të cilit qëndrove duke e adhuruar: Ne do ta djegim tërësisht atë, pastaj do ta hedhim në det.

Rowwad Translation Center