Al-Hajj 22:25

Compare 3 Albanian translations

إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ الَّذِي جَعَلْنَاهُ لِلنَّاسِ سَوَاءً الْعَاكِفُ فِيهِ وَالْبَادِ ۚ وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

S’ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t’ua shijuar një dënim të idhët.

Sherif Ahmeti

Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.

Hassan Nahi

Ndërkaq, ata që nuk besojnë dhe pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut e nga Xhamia e Shenjtë, - të cilën e kemi bërë për të gjithë njerëzit, pa dallim, si për vendësit, ashtu dhe për vizitorët, - dhe ata që synojnë të bëjnë padrejtësi në të, Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.

Rowwad Translation Center