Al-Hajj 22:30

Compare 3 Albanian translations

ذَٰلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ حُرُمَاتِ اللَّهِ فَهُوَ خَيْرٌ لَهُ عِنْدَ رَبِّهِ ۗ وَأُحِلَّتْ لَكُمُ الْأَنْعَامُ إِلَّا مَا يُتْلَىٰ عَلَيْكُمْ ۖ فَاجْتَنِبُوا الرِّجْسَ مِنَ الْأَوْثَانِ وَاجْتَنِبُوا قَوْلَ الزُّورِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur’an) pra largohuni nga ndyesitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse.

Sherif Ahmeti

Këto (janë urdhërimet). Për atë që nderon ritet e shenjta të Allahut, do të jetë më mirë te Zoti i tij. Ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë thënë (se janë të ndaluara). Andaj, largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rreme.

Hassan Nahi

Kështu pra! E kush i madhëron shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. Të gjitha bagëtitë janë të lejuara për ju, përveç atyre që ju janë shpallur (se janë të ndaluara). Prandaj, largojuni ndyrësisë së idhujve dhe largojuni fjalëve të rreme,

Rowwad Translation Center