Al-Hajj 22:40

Compare 3 Albanian translations

الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بِغَيْرِ حَقٍّ إِلَّا أَنْ يَقُولُوا رَبُّنَا اللَّهُ ۗ وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَهُدِّمَتْ صَوَامِعُ وَبِيَعٌ وَصَلَوَاتٌ وَمَسَاجِدُ يُذْكَرُ فِيهَا اسْمُ اللَّهِ كَثِيرًا ۗ وَلَيَنْصُرَنَّ اللَّهُ مَنْ يَنْصُرُهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.

Sherif Ahmeti

ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.

Hassan Nahi

të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre pa kurrfarë të drejte, vetëm pse thanë: "Zoti ynë është Allahu." Sikur Allahu të mos zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve, do të rrënoheshin manastire, kisha, sinagoga dhe xhami ku përmendet emri i Allahut shumë. Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë ata që e ndihmojnë Atë (çështjen e Tij). Vërtet, Allahu është i Fortë, i Gjithëfuqishëm.

Rowwad Translation Center