Al-Hajj 22:78

Compare 3 Albanian translations

وَجَاهِدُوا فِي اللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِ ۚ هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ ۚ مِلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرَاهِيمَ ۚ هُوَ سَمَّاكُمُ الْمُسْلِمِينَ مِنْ قَبْلُ وَفِي هَٰذَا لِيَكُونَ الرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيْكُمْ وَتَكُونُوا شُهَدَاءَ عَلَى النَّاسِ ۚ فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلَاكُمْ ۖ فَنِعْمَ الْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ النَّصِيرُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e TIj) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari ëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.

Sherif Ahmeti

Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar. Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur ju myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran), me qëllim që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit e tjerë. Andaj, faleni namazin, jepni zekatin dhe mbështetuni tek Allahu! Ai është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i mrekullueshëm është Ai!

Hassan Nahi

Dhe luftoni në rrugën e Allahut ashtu si duhet luftuar! Ai ju ka zgjedhur ju dhe nuk ju ka vënë ndonjë vështirësi në fe - besimin e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti muslimanë më parë, e edhe në këtë (Kuran), në mënyrë që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzimin. Prandaj, faleni namazin, jepeni zekatin dhe mbështetjuni Allahut, se Ai është Mbrojtësi juaj! Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai!

Rowwad Translation Center