Al-Mu'minun 23:14

Compare 3 Albanian translations

ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنْشَأْنَاهُ خَلْقًا آخَرَ ۚ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!

Sherif Ahmeti

E mandej, pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë; mandej, me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!

Hassan Nahi

pastaj piklën e bëmë droçkë gjaku, pastaj droçkën e gjakut e bëmë copë mishi, pastaj copën e mishit e bëmë eshtra, e eshtrat i veshëm me mish, e pastaj e zhvilluam në një krijesë tjetër. Pra, i Bekuar është Allahu, Krijuesi më i mirë.

Rowwad Translation Center