An-Nur 24:22

Compare 3 Albanian translations

وَلَا يَأْتَلِ أُولُو الْفَضْلِ مِنْكُمْ وَالسَّعَةِ أَنْ يُؤْتُوا أُولِي الْقُرْبَىٰ وَالْمَسَاكِينَ وَالْمُهَاجِرِينَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u jain t afërmve, të varfërve dhe atyre që pr hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu t’u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.

Sherif Ahmeti

Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.

Hassan Nahi

Fisnikët e të pasurit ndër ju le të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, nevojtarëve e mërgimtarëve në rrugën e Allahut. Le të falin e le të ndjejnë! A nuk doni që Allahu t'ju falë ju? Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

Rowwad Translation Center