Al-Furqan 25:17

Compare 3 Albanian translations

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ وَمَا يَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَقُولُ أَأَنْتُمْ أَضْلَلْتُمْ عِبَادِي هَٰؤُلَاءِ أَمْ هُمْ ضَلُّوا السَّبِيلَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ditën kur Zoti do t’i tubonë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thonë (zotave të adhuruar): “A i thirrët ju rbtë e Mi që t’u adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?”

Sherif Ahmeti

Ditën, kur Ai t’i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t’u thotë (të adhuruarve): “A jeni ju që i keni shmangur këta robër të Mi apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?”

Hassan Nahi

Ditën kur Ai do t'i tubojë idhujtarët bashkë me ata që i adhuronin në vend të Allahut, do t'u thotë atyre (që adhuroheshin): "A i shmangët ju këta robër të Mi apo ata vetë humbën rrugën (e drejtë)?"

Rowwad Translation Center