Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
Al-Furqan 25:3
Compare 3 Albanian translations
وَاتَّخَذُوا مِنْ دُونِهِ آلِهَةً لَا يَخْلُقُونَ شَيْئًا وَهُمْ يُخْلَقُونَ وَلَا يَمْلِكُونَ لِأَنْفُسِهِمْ ضَرًّا وَلَا نَفْعًا وَلَا يَمْلِكُونَ مَوْتًا وَلَا حَيَاةً وَلَا نُشُورًا
DragHold to move · × to hide
E megjithatë ata adhurojnë në vend të Tij zota, të cilët nuk krijojnë asgjë e që vetë janë të krijuar, që nuk zotërojnë për veten as dëm e as dobi e që nuk janë në gjendje të japin as vdekjen, as jetën e as që të ringjallin.
Ata kanë marrë zota të tjerë krahas Tij, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, madje vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për vete as dëm e as dobi, madje ata as mund të shkaktojnë vdekje, as jetë e as ringjallje.