An-Naml 27:19

Compare 3 Albanian translations

فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِنْ قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!”

Sherif Ahmeti

Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!”

Hassan Nahi

Atëherë ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: "Zoti im, ma mundëso të jem mirënjohës për mirësitë që më ke dhënë mua e prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti je i kënaqur! Më prano, me mëshirën Tënde, në mesin e robërve të Tu të mirë!"

Rowwad Translation Center