Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”.
An-Naml 27:44
Compare 3 Albanian translations
قِيلَ لَهَا ادْخُلِي الصَّرْحَ ۖ فَلَمَّا رَأَتْهُ حَسِبَتْهُ لُجَّةً وَكَشَفَتْ عَنْ سَاقَيْهَا ۚ قَالَ إِنَّهُ صَرْحٌ مُمَرَّدٌ مِنْ قَوَارِيرَ ۗ قَالَتْ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
DragHold to move · × to hide
Asaj i thanë të hynte në pallat. Kur e pa atë, ajo kujtoi se ishte ujë i thellë dhe përvoli fustanin te këmbët. Sulejmani i tha: “Ky pallat është i shtruar me xhama”. Ajo tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut - Zotit të botëve!”
Asaj iu tha: "Hyr në pallat." Kur e pa atë, kujtoi se ishte ujë, kështu që zbuloi kërcinjtë e saj. Ai tha: "Ky është një pallat i shtruar me xhama." Ajo tha: "Zoti im, unë i paskam bërë padrejtësi vetvetes e tani, bashkë me Sulejmanin, i nënshtrohem Allahut, Zotit të botëve."