Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
An-Naml 27:60
Compare 3 Albanian translations
أَمَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنْزَلَ لَكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنْبَتْنَا بِهِ حَدَائِقَ ذَاتَ بَهْجَةٍ مَا كَانَ لَكُمْ أَنْ تُنْبِتُوا شَجَرَهَا ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ يَعْدِلُونَ
DragHold to move · × to hide
A ka më të mirë se Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe lëshon për ju nga qielli ujë, me të cilin krijon kopshte të mrekullueshme?! Ju nuk mund t’i bëni pemët të rriten (pa këtë ujë). Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Jo, por ata janë njerëz që i veshin (Allahut) të barabartë me Atë!
A mund të jenë (ata që i adhurojnë përveç Allahut) më të mirë se Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, që zbriti për ju ujë nga qielli, me anë të të cilit Ne krijojmë kopshte të mahnitshme, pemët e të cilave ju nuk mund t'i rritni?! Pra, a ka zot tjetër krahas Allahut (që meriton adhurimin)? Jo, por ata janë njerëz që i quajnë të barabartë (të tjerët me Allahun).