E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose një urë nga zjarri që të ngroheni”.
Al-Qasas 28:29
Compare 3 Albanian translations
فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى الْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِ آنَسَ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ نَارًا قَالَ لِأَهْلِهِ امْكُثُوا إِنِّي آنَسْتُ نَارًا لَعَلِّي آتِيكُمْ مِنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍ مِنَ النَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ
DragHold to move · × to hide
Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni, sepse kam parë një zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell prej tij ndonjë lajm ose një urë zjarri për t’u nxehur”.
Kur Musai e plotësoi afatin dhe u nis me familjen e tij, vuri re një zjarr në anë të malit Tur. Ai i tha familjes së vet: "Rrini këtu, se vërejta një zjarr. Ndoshta mund t'ju sjell që andej ndonjë lajm ose ndonjë urë zjarri për t'u ngrohur."