Aal 'Imran 3:119

Compare 3 Albanian translations

هَا أَنْتُمْ أُولَاءِ تُحِبُّونَهُمْ وَلَا يُحِبُّونَكُمْ وَتُؤْمِنُونَ بِالْكِتَابِ كُلِّهِ وَإِذَا لَقُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا عَضُّوا عَلَيْكُمُ الْأَنَامِلَ مِنَ الْغَيْظِ ۚ قُلْ مُوتُوا بِغَيْظِكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duanjuve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:” Ne kemi besuar!” e kur veçohen, ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin!” All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.

Sherif Ahmeti

Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjithë librave (ndërsa ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Edhe ne besojmë” e, kur mbeten vetëm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojnë majat e gishtave me dhëmbë. Thuaju: “Plasni me mllefin tuaj”. Vërtet, Allahu e di mirë ç’kanë në gjokset e tyre.

Hassan Nahi

Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju besoni në të gjithë Librat (e shenjtë). Kur ju takojnë, thonë: "Ne besojmë!", e, kur mbesin vetëm, i kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi ndaj jush. Thuaj: "Vdisni me mllefin tuaj!" Sigurisht se Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.

Rowwad Translation Center