Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëoive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrrugën Time, lftuan dhe u vranë, atyre patjetërdo t; ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t’i veje në Xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është te All-llahu.
Aal 'Imran 3:195
Compare 3 Albanian translations
فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّي لَا أُضِيعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِنْكُمْ مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ ۖ بَعْضُكُمْ مِنْ بَعْضٍ ۖ فَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَأُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأُوذُوا فِي سَبِيلِي وَقَاتَلُوا وَقُتِلُوا لَأُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلَأُدْخِلَنَّهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ثَوَابًا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ عِنْدَهُ حُسْنُ الثَّوَابِ
DragHold to move · × to hide
Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.”
Zoti iu përgjigj lutjes së tyre (duke thënë): "Unë nuk ia humb mundin askujt nga ju, qoftë mashkull, qoftë femër. Ju jeni njësoj. Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vendet e tyre, u munduan, luftuan dhe u vranë në rrugën Time, do t'ua shlyej të këqijat dhe do t'i fus në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Tek Allahu është shpërblimi i mrekullueshëm."