Aal 'Imran 3:73

Compare 3 Albanian translations

وَلَا تُؤْمِنُوا إِلَّا لِمَنْ تَبِعَ دِينَكُمْ قُلْ إِنَّ الْهُدَىٰ هُدَى اللَّهِ أَنْ يُؤْتَىٰ أَحَدٌ مِثْلَ مَا أُوتِيتُمْ أَوْ يُحَاجُّوكُمْ عِنْدَ رَبِّكُمْ ۗ قُلْ إِنَّ الْفَضْلَ بِيَدِ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe (u thonin): Mos i besoni askujt përveç atij që ështënë fenë tuaj!” Thuaj (o i dërguar):” I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu!” (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënëjuve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: “E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëm”

Sherif Ahmeti

dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaj (o Muhamed): “Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë”. (Hebrenjtë i thanë njëri-tjetrit:) “Mos besoni se mund t’i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve (vetëm nëse ndjekin fenë tuaj), përndryshe ata do të polemizojnë kundër jush te Zoti juaj.” Thuaj (o Muhamed): “Hiri është në Dorë të Allahut, Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”

Hassan Nahi

Dhe besojuni vetëm atyre që ndjekin fenë tuaj!" Thuaj (o Muhamed): "Udhëzimi i vërtetë është udhëzimi i Allahut!" Dhe mos besoni se do t'i jepet ndokujt ajo që ju është dhënë juve, se, në të kundërtën, ata do të kenë dëshmi kundër jush para Zotit tuaj." Thuaj: "Mirësia është në Dorën e Allahut. Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu është shumë Bujar dhe i Gjithëdijshëm."

Rowwad Translation Center