Aal 'Imran 3:75

Compare 3 Albanian translations

وَمِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مَنْ إِنْ تَأْمَنْهُ بِقِنْطَارٍ يُؤَدِّهِ إِلَيْكَ وَمِنْهُمْ مَنْ إِنْ تَأْمَنْهُ بِدِينَارٍ لَا يُؤَدِّهِ إِلَيْكَ إِلَّا مَا دُمْتَ عَلَيْهِ قَائِمًا ۗ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لَيْسَ عَلَيْنَا فِي الْأُمِّيِّينَ سَبِيلٌ وَيَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk takthen ty atë, përveç nëse gjithnjë irri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin:” Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.

Sherif Ahmeti

Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.

Hassan Nahi

Nga ithtarët e Librit ka të atillë që, edhe nëse u beson një sasi të madhe ari, ta kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u beson qoftë dhe një dinar, nuk ta kthejnë, përveç nëse u rri te koka. Kjo, se ata thonë: "Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabëve)." Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur (se janë duke gënjyer).

Rowwad Translation Center