Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
Aal 'Imran 3:77
Compare 3 Albanian translations
إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ وَلَا يَنْظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
DragHold to move · × to hide
Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Ndërkaq, ata që këmbejnë besën që i kanë dhënë Allahut dhe zotimet e tyre me diçka të pavlerë, nuk do të kenë kurrfarë hiseje në botën tjetër. Atyre nuk do t'u flasë Allahu, nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit e nuk do t'i pastrojë dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.