Aal 'Imran 3:79

Compare 3 Albanian translations

مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَنْ يُؤْتِيَهُ اللَّهُ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا عِبَادًا لِي مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلَٰكِنْ كُونُوا رَبَّانِيِّينَ بِمَا كُنْتُمْ تُعَلِّمُونَ الْكِتَابَ وَبِمَا كُنْتُمْ تَدْرُسُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

S’është e drejtë as nuk i takoiasnjë njeriu që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t’u thotë njerëzve:” Bëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!” por (ju thotë):” Bëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.

Sherif Ahmeti

Nuk është (e mundur për) një njeri të cilit Allahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të Allahut”. Përkundrazi, ai thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”

Hassan Nahi

Nuk është e mundur që një njeri, pasi Allahu t'ia japë Librin, urtësinë dhe pejgamberinë, t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robër të mi, e jo të Allahut", por (ai thotë): "Bëhuni dijetarë të mirëfilltë, sepse ju ua keni mësuar të tjerëve Librin dhe e keni mësuar edhe vetë atë."

Rowwad Translation Center