Aal 'Imran 3:84

Compare 3 Albanian translations

قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ عَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَالنَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.

Sherif Ahmeti

Thuaj (o Muhamed): “Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve, atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Esbatëve (bijve të tij) dhe në atë që i është dhënë Musait, Isait dhe profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe Ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.”

Hassan Nahi

Thuaj: "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve (Kuranin), atë që u është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe esbatëve (pejgamberëve nga bijtë e Jakubit), atë që u është dhënë Musait e Isait dhe pejgamberëve (të tjerë) nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi."

Rowwad Translation Center