Luqman 31:14

Compare 3 Albanian translations

وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj.

Sherif Ahmeti

Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vjetësh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.

Hassan Nahi

Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e barti atë mund pas mundi dhe e ndau nga gjiri pas dy vjetësh. E porositëm: "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu, se tek Unë është kthimi!"

Rowwad Translation Center