E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabeit dhe përbuzësit.
Luqman 31:32
Compare 3 Albanian translations
وَإِذَا غَشِيَهُمْ مَوْجٌ كَالظُّلَلِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ فَمِنْهُمْ مُقْتَصِدٌ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا كُلُّ خَتَّارٍ كَفُورٍ
DragHold to move · × to hide
Kur ata i mbulon vala si pëlhurë, e thërrasin Allahun me devotshmëri të çiltër. Por sapo Ai i shpëton, duke i kthyer ata në tokë, një pjesë e tyre lëkunden (ndërmjet besimit dhe mosbesimit). Në të vërtetë, shpalljet dhe mrekullitë Tona i mohojnë vetëm mashtruesit dhe mosmirënjohësit.
Kur i mbulojnë dallgët si hije (kodrash), ata i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Por, sapo i shpëton duke i sjellë në tokë, disa prej tyre tregohen të matur (duke mbajtur fjalën). Në të vërtetë, ajetet Tona i mohon vetëm ai që është mashtrues dhe mosmirënjohës i madh.