Luqman 31:34

Compare 3 Albanian translations

إِنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا ۖ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.

Sherif Ahmeti

Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç’ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.

Hassan Nahi

Me të vërtetë, vetëm Allahu e di çastin e Kiametit, është Ai që e lëshon shiun dhe Ai e di çfarë ka në mitra (të grave shtatzëna). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç'vend do të vdesë. S'ka dyshim se Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo fshehtësie.

Rowwad Translation Center