Saad 38:24

Compare 3 Albanian translations

قَالَ لَقَدْ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعْجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِ ۖ وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ الْخُلَطَاءِ لَيَبْغِي بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَقَلِيلٌ مَا هُمْ ۗ وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ ۩

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai (Davudi) tha: “Ai ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t’ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!” e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.

Sherif Ahmeti

Davudi tha: “Vërtet, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkuar delen tënde të vetme, për ta bashkuar me delet e veta. Shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Davudi e kuptoi, se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar.

Hassan Nahi

Davudi tha: "Pa dyshim, ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar delen tënde për ta bashkuar me delet e veta. Me të vërtetë, shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e të atillët janë pak." Atëherë, Davudi e kuptoi se Ne vetëm po e sprovonim, prandaj kërkoi falje nga Zoti i tij, ra me fytyrë përtokë dhe u pendua.

Rowwad Translation Center