Fussilat 41:47

Compare 3 Albanian translations

إِلَيْهِ يُرَدُّ عِلْمُ السَّاعَةِ ۚ وَمَا تَخْرُجُ مِنْ ثَمَرَاتٍ مِنْ أَكْمَامِهَا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنْثَىٰ وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ ۚ وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَائِي قَالُوا آذَنَّاكَ مَا مِنَّا مِنْ شَهِيدٍ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai thërret ata se ku janë ata qëm’i bënit shok? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty, nuk na ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!”

Sherif Ahmeti

Vetëm Allahu e di se kur do të vijë Ora. Kurrfarë frute nuk mund të dalë prej kupës së lules dhe asnjë femër nuk mund të mbetet shtatzënë apo të lindë pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai t’i thërrasë njerëzit e t’u thotë: “Ku janë ata zota që i quanit si ortakët e Mi?”, ata do të përgjigjen: “Askush prej nesh nuk dëshmon sot se ata janë ortakët e Tu.”

Hassan Nahi

Vetëm Allahu e di çastin e Kiametit. Asnjë frutë nuk del nga lëvozhga e vet dhe asnjë grua nuk mbetet shtatzënë e as lind pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai do t'u thotë atyre: "Ku janë ata që i quanit ortakë të Mi?", ata do të përgjigjen: "Ne pohojmë se askush prej nesh nuk mund të dëshmojë (se Ti ke ortakë)."

Rowwad Translation Center