E nëse pas të këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do të kemë edhe më mirë!” Ne pa tjetër do t’i njoftjmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t’u japim të përjetojnë dënim të rëndë.
Fussilat 41:50
Compare 3 Albanian translations
وَلَئِنْ أَذَقْنَاهُ رَحْمَةً مِنَّا مِنْ بَعْدِ ضَرَّاءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ هَٰذَا لِي وَمَا أَظُنُّ السَّاعَةَ قَائِمَةً وَلَئِنْ رُجِعْتُ إِلَىٰ رَبِّي إِنَّ لِي عِنْدَهُ لَلْحُسْنَىٰ ۚ فَلَنُنَبِّئَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بِمَا عَمِلُوا وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ
DragHold to move · × to hide
Nëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë nuk besoj se do të vijë Ora (e Kiametit), por, edhe nëse kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë shpërblimin më të mirë.” Në të vërtetë, Ne do t’i njoftojmë mohuesit për atë që kanë bërë dhe do t’i bëjmë të shijojnë një dënim të ashpër.
Por, kur ia mundësojmë të shijojë mëshirën Tonë pas fatkeqësisë që e kishte goditur, ai do të thotë: "Kjo është imja (meqë e kam merituar)! Madje, nuk mendoj se do të ndodhë Kiameti. Por, edhe nëse ndodh që të kthehem te Zoti im, patjetër se do të gjej tek Ai shpërblimin më të mirë." Gjithsesi se Ne do t'u tregojmë jobesimtarëve për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të rëndë.