Ash-Shura 42:14

Compare 3 Albanian translations

وَمَا تَفَرَّقُوا إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ ۚ وَإِنَّ الَّذِينَ أُورِثُوا الْكِتَابَ مِنْ بَعْدِهِمْ لَفِي شَكٍّ مِنْهُ مُرِيبٍ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Po ata, vetëm pasi që u erdhi e vërteta, nuk u përçanë për tjetër, por nga zilia mes tyre. e sikur të mos ishte fjalë (vendimi) e hershme nga Zoti yt për deri në një afat të caktuar do të kryhej (dënimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata që e trashëguan librin prej tyre (prej të parëve) janë në dyshim të thellë ndaj tij (ndaj librit Tevratë e Inxhil).

Sherif Ahmeti

Sidoqoftë, ata u përçanë midis tyre prej smirës, vetëm pasi u erdhi dijenia. Dhe, sikur të mos kishte paraprirë fjala e Zotit tënd (për shtyrjen e dënimit) deri në një afat të caktuar, ata do të gjykoheshin menjëherë. Edhe ata që trashëguan Librin më pas, dyshojnë thellë në të.

Hassan Nahi

Ata ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt për një afat të caktuar, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë ata që trashëguan Librin pas tyre janë në mëdyshje lidhur me të.

Rowwad Translation Center