Ash-Shura 42:22

Compare 3 Albanian translations

تَرَى الظَّالِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا كَسَبُوا وَهُوَ وَاقِعٌ بِهِمْ ۗ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فِي رَوْضَاتِ الْجَنَّاتِ ۖ لَهُمْ مَا يَشَاءُونَ عِنْدَ رَبِّهِمْ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَضْلُ الْكَبِيرُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Do t’i shohësh jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t’u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe.

Sherif Ahmeti

Atë Ditë ti do t’i shohësh keqbërësit se si tmerrohen për atë që kanë fituar, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do t’i godasë me siguri. Ndërsa ata që kanë besuar dhe bërë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të Xheneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan; kjo është dhurata e madhe.

Hassan Nahi

Do t'i shohësh keqbërësit të frikësuar për atë që kanë bërë, ndërkohë që dënimi do t'i godasë patjetër. Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jenë në kopshtet e Xhenetit. Ata do të kenë çfarë të dëshirojnë te Zoti i tyre. Kjo është dhuntia e madhe.

Rowwad Translation Center