Ash-Shura 42:45

Compare 3 Albanian translations

وَتَرَاهُمْ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا خَاشِعِينَ مِنَ الذُّلِّ يَنْظُرُونَ مِنْ طَرْفٍ خَفِيٍّ ۗ وَقَالَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا إِنَّ الظَّالِمِينَ فِي عَذَابٍ مُقِيمٍ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Do t’i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: “Vërtet, të humbur në ditën e kijametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!” Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.

Sherif Ahmeti

Ti do t’i shohësh se si do të ballafaqohen me zjarrin të përulur nga poshtërimi dhe duke parë tinëzisht me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Me të vërtetë që humbësit janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit”. Me të vërtetë, keqbërësit do të vuajnë një dënim të përhershëm!

Hassan Nahi

Do t'i shohësh ata se si paraqiten para Zjarrit të përulur nga poshtërimi, duke shikuar fshehurazi. Besimtarët do të thonë: "Njëmend, të humburit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kiametit. Pa dyshim, keqbërësit do të jenë në ndëshkim të pafund.

Rowwad Translation Center