Ash-Shura 42:48

Compare 3 Albanian translations

فَإِنْ أَعْرَضُوا فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا ۖ إِنْ عَلَيْكَ إِلَّا الْبَلَاغُ ۗ وَإِنَّا إِذَا أَذَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنَّا رَحْمَةً فَرِحَ بِهَا ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ فَإِنَّ الْإِنْسَانَ كَفُورٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dëruar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin. Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të, e kur i godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu është përbuzës.

Sherif Ahmeti

Nëse ata kthejnë kurrizin, dije se Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), si rojë për ata. Detyra jote është vetëm që të kumtosh. Kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë, Ai i gëzohet asaj. Por, nëse atë e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë, ai bëhet mosmirënjohës i vërtetë.

Hassan Nahi

Por, nëse ata kthejnë shpinën, Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta. Detyrë jotja është vetëm kumtimi. Kur Ne ia mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën Tonë, ai gëzohet me të e, kur e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë njeriu bëhet mosmirënjohës i madh.

Rowwad Translation Center