Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është rej All-llahut, e ju e mohua (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
Al-Ahqaf 46:10
Compare 3 Albanian translations
قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كَانَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ وَكَفَرْتُمْ بِهِ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِ فَآمَنَ وَاسْتَكْبَرْتُمْ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
DragHold to move · × to hide
Thuaju: “Më tregoni, se ç’do të bëhet me ju, nëse Kurani është vërtet prej Allahut e ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmon për vërtetësinë e tij dhe e beson atë, kurse ju tregoheni kryelartë?!” Me të vërtetë, Allahu, nuk i udhëzon (në rrugë të drejtë) njerëzit e padrejtë.
Thuaj: "Më thoni, çka nëse ai (Kurani) është prej Allahut e ju e mohoni atë, ndërsa një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, ndërkohë që ju u treguat mendjemëdhenj?!" Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë."