Al-Fath 48:11

Compare 3 Albanian translations

سَيَقُولُ لَكَ الْمُخَلَّفُونَ مِنَ الْأَعْرَابِ شَغَلَتْنَا أَمْوَالُنَا وَأَهْلُونَا فَاسْتَغْفِرْ لَنَا ۚ يَقُولُونَ بِأَلْسِنَتِهِمْ مَا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ ۚ قُلْ فَمَنْ يَمْلِكُ لَكُمْ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا إِنْ أَرَادَ بِكُمْ ضَرًّا أَوْ أَرَادَ بِكُمْ نَفْعًا ۚ بَلْ كَانَ اللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: “Neve na penguan pasurië tona familjet tona, andaj ti kërko falje për neve!” Ata flasin flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t’ju përfshijë juve ngonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t’ju gjejë ndonjë e mirë?” Jo, por All-llahu holësisht di për atë që punoni ju.

Sherif Ahmeti

Do të të thonë ty arabët e shkretëtirës, të cilët ngelën pas jush: “Ne ishim të zënë me bagëtitë dhe familjet tona, prandaj lutju Allahut që të na falë ne!” Ata thonë me gjuhën e tyre atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun ndaj jush, nëse Ai kërkon t’ju godasë ose, nëse synon t’ju bëjë ndonjë të mirë?” Allahu e di atë që ju bëni.

Hassan Nahi

Beduinët që mbetën pas do të të thonë: "Na pengoi pasuria dhe familjet tona, prandaj kërko falje për ne!" Ata thonë me gjuhët e tyre atë që nuk e kanë në zemra. Thuaj: "Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron t'ju bëjë ndonjë dëm a t'ju bëjë ndonjë të mirë? Jo, por Allahu e di mirë çfarë veproni."

Rowwad Translation Center