Al-Fath 48:15

Compare 3 Albanian translations

سَيَقُولُ الْمُخَلَّفُونَ إِذَا انْطَلَقْتُمْ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأْخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعْكُمْ ۖ يُرِيدُونَ أَنْ يُبَدِّلُوا كَلَامَ اللَّهِ ۚ قُلْ لَنْ تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمْ قَالَ اللَّهُ مِنْ قَبْلُ ۖ فَسَيَقُولُونَ بَلْ تَحْسُدُونَنَا ۚ بَلْ كَانُوا لَا يَفْقَهُونَ إِلَّا قَلِيلًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!” Po ata janë që kuptojnë pak gjë.

Sherif Ahmeti

Ata që ngelën pas jush, do t’ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe ne që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t’i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak që kuptojnë!

Hassan Nahi

Ata që mbetën pas, kur të niseni për të marrë prenë e luftës, do të thonë: "Na lejoni të vijmë me ju!", duke dashur të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaju: "Kurrsesi s'keni për të ardhur me ne. Kështu ka thënë Allahu që më parë." Atëherë do të thonë: "Nuk është ashtu, por ju na keni zili." Jo, por ata nuk kuptojnë, përveçse pak.

Rowwad Translation Center