Al-Fath 48:6

Compare 3 Albanian translations

وَيُعَذِّبَ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْمُشْرِكِينَ وَالْمُشْرِكَاتِ الظَّانِّينَ بِاللَّهِ ظَنَّ السَّوْءِ ۚ عَلَيْهِمْ دَائِرَةُ السَّوْءِ ۖ وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَلَعَنَهُمْ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vednbanim i keq.

Sherif Ahmeti

Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t’i godasë ata! Allahu është zemëruar me ata, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin; eh, sa vend i shëmtuar që është ai!

Hassan Nahi

Dhe që t'i ndëshkojë dyfytyrëshit e dyfytyrëshet dhe idhujtarët e idhujtaret, të cilët kanë për Allahun mendime të këqija. Mbi ta qoftë e keqja! Allahu është zemëruar në ta, i ka mallkuar dhe u ka përgatitur Xhehenemin. Eh, sa vend i keq është ai!

Rowwad Translation Center