Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorëzuar, e ende nuk po hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”.
Al-Hujurat 49:14
Compare 3 Albanian translations
قَالَتِ الْأَعْرَابُ آمَنَّا ۖ قُلْ لَمْ تُؤْمِنُوا وَلَٰكِنْ قُولُوا أَسْلَمْنَا وَلَمَّا يَدْخُلِ الْإِيمَانُ فِي قُلُوبِكُمْ ۖ وَإِنْ تُطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ لَا يَلِتْكُمْ مِنْ أَعْمَالِكُمْ شَيْئًا ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
DragHold to move · × to hide
Arabët e shkretëtirës deklarojnë: “Ne besojmë”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar! Por më mirë thoni: ‘Ne përulemi’, pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja. E, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t’ju pakësohet asgjë prej veprave tuaja. Sigurisht, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”
Beduinët thanë: "Besuam." Thuaju: "Ju nuk keni besuar, por thoni: "U nënshtruam", sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t'ju pakësohet asgjë prej (shpërblimit të) veprave tuaja. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë."