Al-Ma'idah 5:101

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَسْأَلُوا عَنْ أَشْيَاءَ إِنْ تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِنْ تَسْأَلُوا عَنْهَا حِينَ يُنَزَّلُ الْقُرْآنُ تُبْدَ لَكُمْ عَفَا اللَّهُ عَنْهَا ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ju që besuat, mos pyetni për sende që, nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur’ani, do t’ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i bute.

Sherif Ahmeti

O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin e, nëse do të pyesnit për to kur ju shpallet Kurani, do t’ju bëheshin të qarta. Allahu jua ka falur kërshërinë. Se Allahu është Falës dhe i Butë.

Hassan Nahi

O besimtarë! Mos pyetni për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin. E, nëse pyesni për to teksa shpallet Kurani, ato do t'ju bëhen të qarta, ndërkohë që Allahu jua ka falur ato. Allahu është Falës i Madh e i Butë.

Rowwad Translation Center