Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
Al-Ma'idah 5:108
Compare 3 Albanian translations
ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَنْ يَأْتُوا بِالشَّهَادَةِ عَلَىٰ وَجْهِهَا أَوْ يَخَافُوا أَنْ تُرَدَّ أَيْمَانٌ بَعْدَ أَيْمَانِهِمْ ۗ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاسْمَعُوا ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
DragHold to move · × to hide
Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë.
Kjo është më afër që ata të japin një dëshmi të saktë ose të kenë frikë se betimi i tyre do të zhvlerësohet përmes një betimi tjetër. Frikësojuni Allahut dhe dëgjoni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit e pabindur.