Al-Ma'idah 5:119

Compare 3 Albanian translations

قَالَ اللَّهُ هَٰذَا يَوْمُ يَنْفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ ۚ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۚ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

All-llahu tha: “kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në ta. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.

Sherif Ahmeti

Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!”

Hassan Nahi

Allahu do të thotë: "Kjo është dita në të cilën të çiltërve do t'u sjellë dobi çiltërsia e tyre. Për ta ka kopshte të Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është fitorja madhështore."

Rowwad Translation Center