Al-Ma'idah 5:17

Compare 3 Albanian translations

لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ ۚ قُلْ فَمَنْ يَمْلِكُ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا إِنْ أَرَادَ أَنْ يُهْلِكَ الْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا ۗ وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E mohuan (e bënë kufr) të vërtetën ata që thanë se: “Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes” Thuaju: “Nëse dëshiron All-llahu ta shkatërrojë Mesihun, birin e Merjemes, nënën e tij dhe gjithë ç’ka në tokë, kush mund ta pengojë atë?” Vetëm Atij i takon pushteti i qiejve, i tokës dhe ç’ka mes tyre. Ai krijon çdo gjë që dëshiron. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo gjë.

Sherif Ahmeti

Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Hassan Nahi

Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: "Allahu është Mesihu, biri i Merjemes!" Thuaju: "Atëherë, kush do të mund ta pengonte Allahun, nëse Ai do të dëshironte të shkatërronte Mesihun - birin e Merjemes, nënën e tij dhe të gjithë ata që janë në Tokë?! Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ai krijon çfarë të dëshirojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Rowwad Translation Center