Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendie emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.
Al-Ma'idah 5:4
Compare 3 Albanian translations
يَسْأَلُونَكَ مَاذَا أُحِلَّ لَهُمْ ۖ قُلْ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ ۙ وَمَا عَلَّمْتُمْ مِنَ الْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ اللَّهُ ۖ فَكُلُوا مِمَّا أَمْسَكْنَ عَلَيْكُمْ وَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهِ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ
DragHold to move · × to hide
Të pyesin ty ç’është e lejueshme që të hanë. Thuaju (o Muhamed): “Ju lejohet juve çdo gjë që është e dëlirë dhe atë që jua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur e i përdorni në gjueti, ashtu siç ju ka mësuar Allahu. Pra, hani atë që jua sjellin, e përmendni emrin e Allahut! Frikësojuni Allahut! Allahu është i shpejtë në llogari.
Të pyesin se ç'është e lejuar për ta (që të hanë), thuaju: "Ju lejohen gjërat e mira dhe gjahu që kapin kafshët që i keni stërvitur për gjueti ashtu siç ju ka mësuar Allahu." Pra, hani atë që kapin për ju dhe përmendeni emrin e Allahut! Kijeni frikë Allahun, sepse Allahu është i shpejtë në llogari.