Al-Ma'idah 5:96

Compare 3 Albanian translations

أُحِلَّ لَكُمْ صَيْدُ الْبَحْرِ وَطَعَامُهُ مَتَاعًا لَكُمْ وَلِلسَّيَّارَةِ ۖ وَحُرِّمَ عَلَيْكُمْ صَيْدُ الْبَرِّ مَا دُمْتُمْ حُرُمًا ۗ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kinie dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!

Sherif Ahmeti

Ju është lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim nga deti është për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët, por ju është ndaluar gjuetia e tokës, derisa gjendeni në ihram. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni!

Hassan Nahi

Ju është lejuar gjuetia e detit dhe ushqimi i tij si furnizim për ju dhe për udhëtarët, por ju është ndaluar gjahu i tokës për sa kohë që jeni në ihram. Frikësojuni Allahut, tek i Cili do të tuboheni!

Rowwad Translation Center