Al-An'am 6:111

Compare 3 Albanian translations

وَلَوْ أَنَّنَا نَزَّلْنَا إِلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ الْمَوْتَىٰ وَحَشَرْنَا عَلَيْهِمْ كُلَّ شَيْءٍ قُبُلًا مَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ يَجْهَلُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjëjt, t’ju flitnin të vdekurit, t’ju tubonin atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).

Sherif Ahmeti

Edhe sikur t’u dërgonim atyre engjëjt, t’i bënim të vdekurit t’u flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte; por shumica e tyre janë të paditur.

Hassan Nahi

Edhe sikur t'ua zbritnim melekët e t'u flisnin atyre të vdekurit dhe t'i mblidhnim të gjitha gjërat para (syve të) tyre, ata nuk do të besonin, përveç nëse do të donte Allahu. Por, shumica e tyre nuk dinë.

Rowwad Translation Center