ç’keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është ndaluar për ju, përveçkur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohusve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t’i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miripër ata që i shkelin dispozitat.
Al-An'am 6:119
Compare 3 Albanian translations
وَمَا لَكُمْ أَلَّا تَأْكُلُوا مِمَّا ذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ وَقَدْ فَصَّلَ لَكُمْ مَا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ إِلَّا مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ ۗ وَإِنَّ كَثِيرًا لَيُضِلُّونَ بِأَهْوَائِهِمْ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِالْمُعْتَدِينَ
DragHold to move · × to hide
E përse të mos e hani atë që është therur me emrin e Allahut, kur Ai tashmë jua ka shpjeguar ç’është e ndaluar, përveçse kur jeni në shtrëngesë?! Shumë njerëz i largojnë të tjerët nga rruga e drejtë nga padija dhe nga dëshirat e tyre të kota. Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që e kanë kaluar kufirin.
E përse të mos hani nga ajo që theret me emrin e Allahut, kur Ai jua ka shpjeguar hollësisht atë që është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar? Në të vërtetë, shumë njerëz i çojnë të tjerët në humbje me dëshirat e tyre, pa kurrfarë dijeje. Zoti yt i njeh më së miri ata që i kalojnë kufijtë.